Aeg-Electrolux 41056VH-MN Manuale Utente Pagina 4

  • Scaricare
  • Aggiungi ai miei manuali
  • Stampa
  • Pagina
    / 32
  • Indice
  • SEGNALIBRI
  • Valutato. / 5. Basato su recensioni clienti
Vedere la pagina 3
TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit, lexojeni me kujdes këtë manual:
Për sigurinë tuaj dhe për sigurinë e pronës suaj
Për të mbrojtur mjedisin
Për funksionimin e saktë të pajisjes.
Këto udhëzime mbajini gjithnjë së bashku me pajisjen edhe kur e lëvizni ose e shisni.
Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëmet e shkaktuara nga instalimi ose përdorimi
jokorrekt.
Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të
kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse
këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i
kuptojnë rreziqet e përdorimit. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg fëmijëve. Ekziston rreziku i mbytjes ose
lëndimit fizik.
Mbajini fëmijët dhe kafshët larg pajisjes gjatë kohës që dera e saj është e hapur ose
pajisja është në funksionim. Ekziston rreziku i lëndimeve fizike ose gjymtimeve të
përhershme.
Pajisja ka një funksion bllokimi për fëmijët ose bllokim të butonave; përdoreni. Ky
funksion nuk lejon që fëmijët dhe kafshët ta vënë pajisjen në punë pa dashur.
Siguria e përgjithshme
Mos i ndryshoni specifikimet dhe mos e modifikoni këtë produkt. Ekziston rreziku i
lëndimit të personave dhe i dëmtimit të pajisjes.
Hiqni çdo material ambalazhimi, adezivë dhe shtresa mbrojtëse nga pajisja para
përdorimit të parë.
Fikini zonat e gatimit pas çdo përdorimi.
Instalimi
Vetëm një teknik i kualifikuar mund ta instalojë dhe ta lidhë pajisjen. Lidhuni me një
qendër shërbimi të miratuar. Kjo do të parandalojë rrezikun e dëmtimeve në strukturë
ose lëndimet fizike.
Sigurohuni që pajisja të mos jetë dëmtuar nga transporti. Mos lidhni një pajisje të
dëmtuar. Nëse është e nevojshme, lidhuni me shitësin.
Hiqni çdo material ambalazhimi, adezivë dhe shtresa mbrojtëse nga pajisja para
përdorimit të parë. Mos e hiqni pllakën e specifikimeve. Kjo gjë mund të shfuqizojë
garancinë.
Ndiqni plotësisht ligjet, rregulloret, direktivat dhe standardet në fuqi të vendit ku do të
përdorni pajisjen (normat e sigurisë, normat e riciklimit, rregullat e sigurisë elektrike ose
të gazit, etj.).
Bëni kujdes kur lëvizni pajisjen. Pajisja është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza sigurie.
Mos e tërhiqni pajisjen nga doreza.
4 Të dhëna për sigurinë
Vedere la pagina 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9 ... 31 32

Commenti su questo manuale

Nessun commento